Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FSHF THOTË NDJEKNI SISTEMIN!

FSHF reagon, as që përmend TKZ-në

Tupani i Tifozave Kuq e Zi, në "Qemal Stafën" e dikurshme/ FOTO: D. S./ TOPSPORTI

FSHF reagon, as që përmend TKZ-në


18 March, 2025 @20:02

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) përmes një reagimi të botuar sot në faqen zyrtare të saj ka bërë të ditur se nuk do të ketë më bileta të rezervuara për askënd, pos për ata që anëtarësohen në sistemin e FSHF-së të biletave, Tifozët e Kombëtares.

Aty, FSHF ka bërë të ditur për sistemin e ri të shitjes së biletave. Në fakt, sistemi nuk është i ri, pasi që është sistemi i njëjtë që ka qenë prej momentit kur Shqipëria u kualifikua për në EURO 2016. Por, dallimi është se emërtimi i pakove dhe përmbajtjet e tyre kanë ndërruar.

Më parë, me pakon gold në FSHF ke pasur edhe fanellë të komëbtares në çmimin e anëtarësisë prej 120 eurove, por tashmë fanella nuk jipet. Janë disa benefite tjera, si zbritje në rent-a-car, takimi me lojtarë, etj.

Pakoja më e lirë është 20 euro, pako bazë, që garanton blerjen e 2 biletave për secilën ndeshje si vendas. Ndërsa pakoja silver kushton 50 euro.

“Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dëshiron të sqarojë publikun mbi sistemin e ri të shitjes së biletave për ndeshjet e Kombëtares, një vendim që synon të sigurojë barazi dhe gjithëpërfshirje për të gjithë tifozët shqiptarë.

Në përputhje me praktikat më të mira evropiane, FSHF ka vendosur që të gjitha biletat të shiten online dhe çdo person të ketë mundësinë të blejë maksimumi 4 bileta. Ky sistem është vendosur për të garantuar një proces të hapur dhe të drejtë, ku çdo tifoz ka mundësi të barabartë për të qenë pjesë e mbështetjes së Kombëtares.

Për shumë vite, grupe të ndryshme tifozerike kanë pasur mundësinë të sigurojnë bileta të rezervuara nga FSHF. Megjithatë, me rritjen e kërkesës për bileta dhe dëshirën për të krijuar një qasje më të hapur për të gjithë tifozët shqiptarë, është vendosur që nga tani e tutje biletat të jenë të aksesueshme përmes një procesi të drejtë dhe transparent.

FSHF vlerëson dhe respekton të gjithë ata që kanë mbështetur Kombëtaren ndër vite dhe beson se tifozëria shqiptare, në të gjithë larminë e saj, do të vazhdojë të krijojë atmosferën e zjarrtë që gjithmonë ka dalluar ndeshjet e Kombëtares sonë. Ky vendim nuk synon përjashtimin e askujt, por përkundrazi, garantimin e mundësisë për të gjithë tifozët që duan të jenë pjesë e spektaklit të Kombëtares.

FSHF mbetet e hapur për çdo sugjerim apo diskutim që ndihmon në përmirësimin e përvojës së tifozëve dhe në forcimin e lidhjes mes ekipit Kombëtar dhe mbështetësve të tij të zjarrtë.”

Përndryshe, po ky sistem i FSHF-së i provuar nga disa adhurues të ekipit të Shqipërisë nuk ka funksionuar si duhet. E-mailat nuk kthehen nga kërkesat apo lutjet që pranojnë për përmirësim anëtarësie. Njëjtë, ka rast edhe kur ricaktimi i fjalëkalimit nuk dërgon vegëzën e duhur dhe personi mbetet në mëshirë të fatit.



PAKOT E FSHF-së:

Përfitimet e anëtarësimit:

Anëtarësimi bazë
Tarifa vjetore: 2,000 Lekë
Përfitimet:

Kodi personal unik
Newsletter
Mundësi e blerjes së 2 biletave (sektorët KAT3) për çdo ndeshje të ekipit Kombëtar A brenda vendit

Anëtarësimi “Silver”
Tarifa vjetore: 5,000 Lekë
Përfitimet:

Kodi personal unik
Newsletter
Mundësi e blerjes së 2 biletave (sektorët KAT2) për çdo ndeshje të ekipit Kombëtar A brenda vendit
5% zbritje në shërbimet e partnerit Infinity Destinations (paketa turistike, transferta transporti rrugor, bileta udhëtimi)
10% zbritje në shërbimin e partnerit Infinity Destinations (makina me qira)
10% zbritje për akomodime në të gjithë hotelet e rrjetit VH HOTELS dhe çdo facilitet shtesë përgjatë akomodimit ( Wellness, Spa dhe Fitness)
15% zbritje në turin e stadiumit “Arena Kombëtare”
5% zbritje në çdo artikull të blerë në FSHF shop

Anëtarësimi “Gold”
Tarifa vjetore: 12,000 Lekë
Përfitimet:

Kodi personal unik
Newsletter
Qasje në përmbajtje ekskluzive
Mundësi e blerjes së 4 biletave për çdo ndeshje të ekipit Kombëtar A brenda vendit
5% zbritje në shërbimet e partnerit Infinity Destinations (paketa turistike, transferta transporti rrugor, bileta udhëtimi)
15% zbritje në shërbimin e partnerit Infinity Destinations (makina me qira)
20% zbritje për akomodime në të gjithë hotelet e rrjetit VH HOTELS dhe çdo facilitet shtesë përgjatë akomodimit (Wellness, Spa dhe Fitness)
15% zbritje në turin e stadiumit “Arena Kombëtare”
10% zbritje në çdo artikull të blerë në FSHF shop
Mundësia e një turi në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Muzeut
Mundësia e ndjekjes së një stërvitjeje të hapur të ekipit Kombëtar
“Meet and Greet” me lojtarët e ekipit Kombëtar gjatë stërvitjes

 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore