Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPECIALE

Historia e ndeshjeve Kosovë - Shqipëri

Historia e ndeshjeve Kosovë - Shqipëri


11 November, 2020 @8:45

Para përballje së sotme, miqësore sipas rregullave të FIFA-së, që nis në ora 16:00 në Elbasan Arena të Elbasanit, kujtojmë historinë e ndeshjeve mes Kosovës e Shqipërisë nisur që nga vitet e ‘90-ta të shekullit të kaluar.

Deri më tani, në të gjitha ndeshjet e zhvilluara, miqësore të regjistruara nga FIFA e të paregjistruara më parë, ceremoniale -  Shqipëria ka arritur të shënojë 3 fitore, një ndeshje ka përfunduar me barazim dhe një e ka fituar Kosova.

Historia e zhvillimit të këtyre ndeshjeve nis në vitin 1993, kur u pavarësua futbolli kosovar nga ai jugosllav.

Më 14 shkurt të vitit 1993, miqësore historike në Selman Stërmasi, ndeshje të cilën e panë 14 mijë shikues.

Shqipëria fitoi 3-1 [Abazi 38, Seferi 39ag, Fortuzi 42 - Munishi 72].

Shqipëria XI: Xhevahir Kapllani; Adnan Oçelli, Ardian Abazi, Edmond Dalipi, Edmond Dosti; Eduard Abazi (kap.), Ilir Shulku, Kastriot Peqini, Salvador Kaçaj, Indrit Fortuzi; Shkëlqim Muça. Trajner: Bejkush Birçe.

(Rezervat e shfrytëzuara: Blendi Nallbani, Alvaro Zalla, Skerdi Bejzade, Shpëtim Kapidani)

Kosova XI: Ahmet Beselica; Ardian Kozniku, Bardhec Seferi, Fadil Berisha, Gani Llapashtica; Genc Hoxha (kap.), Isa Sadriu, Kushtrim Munishi, Muharrem Sahiti; Sadullah Ajeti, Selajdin Jerliu. Trajner: Ajet Shosholli.

(Rezervat e shfrytëzuara: Xhelal Nushi, Adnan Aliu, Afrim Tovërlani, Avdullah Rafuna, Bashkim Idrizi, Bashkim Radogoshi, Bejtush Bejta, Ibrahim Domi, Mehmet Bllacaku, Ramiz Krasniqi, Sabit Osmani, Selim Ejupi).

2002. Dueli tjetër është i i pasluftës, kur Kosova pret kuqezinjtë që fitojnë me një gol dallim.

Kosova XI: Ahmet Beselica; Arsim Abazi, Faruk Statovci, Fadil Ademi; Ismet Munishi, Besnik Kollari, Mehmet Dragusha, Sunaj Keqi, Ardian Kozniku; Xhevdet Llumnica, Zenun Selimi.

(Rezervat e shfrytëzuara: Enis Fetahu, Milaim Humolli, Bekim Isufi, Ynall Duraku, Ndrec Komani, Emin Ismajli, Ilber Aliu).

Shqipëria XI: Arjan Beqaj; Geri Çipi, Arjan Xhumba, Edvin Murati, Altin Lala; Ervin Fakaj, Devis Mukaj, Besnik Hasi, Alban Bushi; Igli Tare, Altin Rraklli.

(Rezervat e shfrytëzuara: Alpin Gallo, Klodian Duro, Elvis Sina, Foto Strakosha, Ervin Skela, Bledar Kola, Lorik Cana).

2010. Pastaj dueli i parë pas pavarësisë së Kosovës, kur shënohen plotë gola.

2015. Vjen më pas edhe dueli i festës së kualifikimit të Shqipërisë për në EURO 2016, pasi që yjet kuqezi “aterojnë” në Kosovë në stadiumin e stërmbushur.

 

2018. Dhe miqësorja e vetme e pranuar nga FIFA, e zhvilluar në Zvicër dy vite më parë - është e vetmja të cilën e ka fituar Kosova.

 

TË GJITHA NDESHJET, REZULTATET dhe GOLASHËNUESIT:

14.02.1993 Tiranë: Shqipëria 3-1 Kosova [Eduard Abazi 38, Bardhec Seferi 39ag, Indrit Fortuzi 42 - Kushtrim Munishi 72]

07.09.2002 Prishtinë: Kosova 0-1 Shqipëria [Arsim Abazi 45ag].

17.02.2010 Prishtinë: Kosova 2-3 Shqipëria [Shpëtim Hasani 31, Gashi 75 - Ditmir Bicaj 4, Gjergji Muzaka 31p, Bekim Balaj 90].

13.11.2015 Prishtinë: Kosova 2-2 Shqipëria [Bersant Celina 58p, Elbasan Rashani 69 - Rei Manaj 54, Amir Rrahmani 73].

29.05.2018 Zurich: Kosova 3-0 Shqipëria [Arbër Zeneli 20, 51, Edon Zhegrova 67].


 
Të gjitha lajmet nga