Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - BASHKIMI

Hoehn e Mala në formë, Bashkimi fiton në “Minatori”

TOPSPORTI / A.P

Hoehn e Mala në formë, Bashkimi fiton në “Minatori”


17 December, 2020 @16:55

Fitoren e tretë sezonale skuadra e Bashkimit e ka shënuar në takimin e luajtur sot ndaj Trepçës në Mitrovicë.

Takimi mes skuadrave në fjalë në fund u mbyll me rezultat 91-95 në të mirë të prizrenasve.

Ishte Bashkimi skuadra që pjesën e parë e mbylli me 8 pikë epërsi dhe dukej që po shkonte drejt një fitoreje jo aq të vështirë, mirëpo mitrovicasit nuk u dorëzuan lehtë.

Në pjesën e dytë, mitrovicasit u treguan më të mirë, duke e afruar rezultatin deri në 3 pikë dallim kur kishin mbetur edhe rreth 2 minuta lojë. Megjithatë, Bashkimi nuk lejoi përmbysje të rezultatit dhe takimin e mbylli me fitore.

TABELA AKTUALE

Sean Hoehn me 36 pikë, 4 asistime e 2 kërcime ishte më i dalluari te prizrenasit sot, kurse lojë të mirë tregoi edhe Musab Mala, lojtar ky që po kalon formë fantastike sivjet. Mala ndaj ish-skuadrës së tij dhe në qytetin e tij të lindjes luajti me 24 pikë, 4 asistime e 1 kërcim.

Te mitrovicasit, 5 lojtarë luajtën me pikë dyshifrore. Prej tyre më së shumti pati Tramaine Andre Isabell Jr, gjithsej 19 pikë.

Me 3 fitore e 5 humbje, Bashkimi momentalisht është i gjashti në klasifikim, kurse Trepça ndodhet një vend më poshtë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga