MENDURIM HOTI

Hoti tregon arsyen e transferimit te Prishtina
12 June, 2021 @17:56
Mesfushori ofansiv i krahut, Mendurim Hoti, e ka lënë Feronikelin pas 7 vitesh rresht, për t’iu bashkuar ngjyrave bardhekaltër të Prishtinës.
Futbollisti 25-vjeçar është prezentuar sot te Prishtina, së bashku me dy përforcimet e tjera, Bleart Tolaj dhe Xhevdet Shabani.
Hoti me rastin e transferimit të tij ka thënë se një ndër arsyet e vendimit që ka marrë, ka qenë edhe trajneri Zekirija Ramadani, me të cilin ka punuar edhe më parë.
“S’kam pasur asnjë dilemë që më në fund të vendos të i përgjigjësha Prishtinës. Kam përfunduar në një ambient që ka grup fantastik lojtarësh. Trajneri Ramadani ka qenë arsye shtesë të mos mendohem fare, e njoh, kam punuar me të. I gjithë grupi më ka pritur në mënyrë të shkëlqyer”, ka thënë Hoti për faqen e klubit prishtinas.
Kujtojmë që Hoti para Feronikelit ka luajtur për një kohë të shkurtër edhe për skuadrën e 2 Korrikut dhe atë të Teutës së Durrësit.