DAMIR MULAOMEROVIC

FOTO/ fiba.basketball.com
Humbëm vetëbesimin pas shënimeve
29 November, 2018 @21:50
Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Damir Mulaomerovic, pas humbjes kundër Rumanisë, ka thënë se pas shënimeve të kundërshtarit skuadra e tij e humbi vetëbesimin.
“Ne kemi luajtur mjaft mirë në pjesën e parë të ndeshjes, por pas pjesës së parë kundërshtari ka bërë presion më të madh në ne.
Në çerekun e katërt unë besoj që disa lojtarë të mi e kanë humbur vetëbesimin kur Rumania ka filluar të shënoj trepikësha të njëpasnjëshëm. Por kaq ishte, ne duhet të vazhdojmë tutje.
Unë vetëm duhet të përgëzojë lojtarët e mi dhe skuadrën time pas një ndeshje të tillë. Ata e kanë dhënë më të mirën e tyre”. - u shpreh Mulaomerovic pas ndeshjes.
Kosova aktualisht gjendet në pozitën e fundit në Grupin B, derisa ndeshja e radhës do të jetë kundër Maqedonisë më 2 dhjetor në Gjevgjeli.