MR TRIPLE DOUBLE
Westbrook barazohet me Jason Kiddin
29 November, 2018 @12:14
Super ylli i Oklahoma City Thunderit, Russell Westbrook, sot në ndeshjen kundër Cleveland Cavaliers luajti përsëri me shifrat magjike triple-double.
Ky ishte triple-double i 107 në karrierën e tij dhe kështu u barazua me legjendën Jason Kidd në këtë kategori.
Në krye të listës gjendet Oscar Robertson me 181, derisa në pozitën e dytë është Magic Johnson me 138 triple-double.
Oklahoma e mposhti Clevelandin me rezultat 100-83, për ta regjistruar fitoren e 13 të stinorit.