MATTHIAS ZOLLNER

Ish trajneri i Prishtinës gjen angazhim
26 November, 2018 @23:12
Trajneri gjerman që nisi me Prishtinën stinorin 2018/19 të basketbollit, Matthias Zollner, ka gjetur angazhim të ri.
Ai u largua nga Prishtina pas vetëm një muaji qëndrim aty, pasi që ekipi ishte eliminuar nga Basketball Champions League që në kualifikuesen e parë, përkundër se kishte fituar me 20 pikë dallim ndeshjen e parë eliminatore.
Zollner tash e tutje do të jetë pjesë e ekipit hungarez Kormend, ekip ky që aktualisht në elitën hungareze zë vendin e dytë në klasifikim dhe ka bilanc 7-2, derisa lideri i ligës Szolnok ka bilanc 8-1.
Përveç ligës hungareze, Kormend garon edhe në Alpe Adria Cup, një lloj i ligës ballkanike, për shtetet apline, ku bëjnë pjesë ekipe nga Sllovenia, Austria, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia.