TOP 10 PERFORMANCES @ GM10
TOPSPORTI/ Arian Paçarizi
TOP 10 performancat në Superligë (X)
26 November, 2018 @10:40
Pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll, eurobasket.com ka përzgjedhur lojtarët më të dalluar të xhiros.
Amerikani i Bashkimit, Steven Haney, kundër Prizrenit shkëlqeu me 32 pikë, 9 kërcime e 5 asistime, është zgjedhur më i miri i xhiros.
Pas tij në vend të dytë është renditur qendra gjigande e Prizrenit, Urim Zenelaj. Ai krahas humbjes kundër Bashkimit, luajti me double-double prej 29 pikëve e 14 kërcimeve.
I treti në renditje është edhe qendra e Yllit, Romelo Banks, i cili poashtu luajti me double-double prej 19 pikëve e 12 kërcimeve ndaj Rahovecit.
Të tjerët në TOP 10 të xhiros sipas renditjes janë: 4. Jordan Capps (Bashkimi),5. Fred Richardson (Rahoveci), 6. Mark Dorris (Trepça), 7. Beqë Kovaçi (Borea), 8. Khalid Boukichou (Prishtina), 9. Robert Jones III (Ylli), 10. Dwane Miner (Trepça).