BESA - VËLLAZNIMI

Foto: KF Vëllaznimi
Humbje në Pejë, Vëllaznimi pa fitore që 2 muaj
27 November, 2021 @15:14
Humbja e tretë me radhë për Vëllaznimin në Ligën e Parë ka ardhur në ndeshjen e luajtur ndaj Besës në Pejë, ndeshje që ishte e fundit për këto dy skuadra në stinorin vjeshtor të Ligës së Parë.
Gjakovarët u mposhtën nga pejanët me rezultat të thellë 3-0.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0 në të mirë të Besës, e skuadra pejane shënoi edhe dy herë në të dytën dhe kështu e fitoi ndeshjen me rezultat 3-0.
Pasi e filloi tejet mirë sezonin, Vëllaznimi, që ndeshjet e fundit po i luan me juniorë për shkak të krizës financiare, tashmë nuk di për fitore që nga data 29 shtator.
Dalëngadalë, Vëllaznimit po i zvogëlohen shpresat për një rikthim në Superligë sezonin tjetër, kurse për Besën kjo fitore është mjaft e rëndësishme në luftën për mbetje në Ligën e Parë.