SERIE A

Hysaj në formacionin e javës, Ronaldo me notën më të lartë
15 March, 2021 @18:05
Mbrojtësi kuqezi i Napolit, Elseid Hysaj, është zgjedhur në mesin e futbollistëve më të mirë të javës 27 në Serie A.
Paraqitja e mirë e tij në ndeshjen e së dielës ndaj Milanit, është notuar me notën 7.6 nga faqja Sofa Score.
Hysaj në këtë ndeshje luajti në krahun e majtë të mbrojtjes napolitane, duke arritur ta ndalë me sukses mesfushorin spanjoll të rosonerëve, Samu Castillejo.
Në 11-shen e javës notën më të lartë për këtë javë e mori Cristiano Ronaldo (9.3), falë hat-trickut të tij në ndeshjen e fundit ndaj Cagliarit.