Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KURIOZITET

Hysenagolli, shqiptari i vetëm i huaj në Superligë!

Hysenagolli, shqiptari i vetëm i huaj në Superligë!


26 January, 2021 @16:56

Në Superligën e Kosovës në basketboll sivjet kanë vërshuar basketbollistët nga Shqipëria.

Pezullimi i kampionatit shqiptar për shkak të pandemisë dhe dispozita në Propozicionet e Garave për edicionin e sivjetëm, ku thuhet se klubet e Superligës kanë të drejtën e regjistrimit deri të 1 lojtari nga FSHB (Shqipëria) me statusin e lojtarit vendor, janë dy arsyet kryesore për këtë vërshim.

Duke pasur parasysh këtë, shumë skuadra kosovare edhe i kanë hedhur sytë kah Shqipëria për t’i përforcuar radhët e veta.

Si rrjedhojë, për Sigal Prishtinën sot luan Daniel Lekndreaj, për Vëllaznimin Robert Shestani, për Bashkimin Endrit Hysenagolli dhe Julian Hamati, gjersa Klein Strazimiri dhe Frenki Lilaj kaluan periudha të shkurtëra me skuadrat e tyre Trepça, përkatësisht Golden Eagle Ylli.

Ndryshe nga krejt këta lojtarë nga Shqipëria që kanë statusin e lojtarit vendor në Superligë, i vetmi që po dallon është qendra e Bashkimit, Endrit Hysenagolli.

Ky i fundit te prizrenasit ka statusin e lojtarit të huaj pasi që ekipi në përbërjen e saj ka dy lojtarë nga Shqipëria, ndërsa sipas rregullave vetëm njëri prej tyre mund të luajë si vendor.

Pasi që te Bashkimi Julian Hamati ishte transferuar më herët, ekipi e ka paraqitur atë si lojtar vendor, ndërsa Hysenagolli, i transferuar më vonë, së bashku me basketbollistët amerikanë të ekipit luan me status të lojtarit të huaj.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga