TRAJNERI I VITIT
Ish lojtari i Bashkimit dhe Pejës shpallet trajner i vitit në Belgjikë
10 May, 2021 @17:34
Trajneri i vitit në kampionatin e Belgjikës është një emër i njohur për dashamirët e basketbollit kosovar.
Këtë çmim prestigjioz e ka fituar trajneri boshnjak, Vedran Bosnic, i cili sa ka qenë aktiv si basketbollist, ka luajtur në Kosovë për skuadrat si Bashkimi dhe Peja.
Bosnic aktualisht është trajner i skuadrës Belfius Mons, me të cilën ka kaluar një stinor të shkëlqyer. Ai me skuadrën e tij mbanë kryesimin në tabelë te kampionati belg me bilanc prej 19 fitoreve dhe 6 humbjeve, ndërsa në FIBA EuropeCup kishte arritur të kualifikohet deri në çerekfinale të Play Off-it.
Bosnic është gjithashtu edhe përzgjedhës i përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës.