BERISHA TE PRISHTINA
Ish lojtari i Pejës, te Prishtina
30 July, 2021 @12:53
Prishtina ka zyrtarizuar marrëveshjen me basketbollistin prizrenas Arbër Berisha.
Basketbollisti 203 centimetra i gjatë që ka qenë pjesë e Bornovës së fundi në Turqi, do të mbrojë ngjyrat e bardhekaltërve në sezonin 2021/22.
Kujtojmë Berisha më parë ka qenë edhe pjesë e Pejës, përgjatë sezonit 2018/19. Ai gjithashtu ka luajtur edhe te Golden Eagle Ylli.
Basketbollisti 24-vjeç që në janar do t’i mbush të 25-tat luan në pozitën e alo-qendrës, ndërsa te Bornova në stinorin e kaluar ka pasur mesatare prej 3 pikëve për ndeshje dhe 1.9 kërcimeve, derisa mesatarisht ka pasur 8.5 minuta lojë në Superligën turke.
Prishtina nuk do të merr pjesë në Ligën Unike të basketbollit këtë stinor, ndërsa bardhekaltërit janë koncentruar vetëm për të kthyer titullin kampion në kryeqytet këtë sezon.