RAHOVEC
Vreshtarët vazhdojnë me Morinën
30 July, 2021 @12:40
Basketbollisti prizrenas, Altin Morina, që në stinorin e kaluar mbrojti ngjyrat e Rahovecit, ka vazhduar kontratën me klubin e vreshtarëve edhe për një stinor.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi i Rahovecit sot, ndërsa klubi me vazhdimin e kontratës së tij edhe për një sezon pret që t’i arrij objektivat.
Morina 29-vjeç ka pasur mesatare prej 8.8 pikëve për ndeshje, 5.6 kërcimeve për ndeshje dhe 5.1 asistime për ndeshje në sezonin e kaluar te skuadra që u ndalë në secilën gjysmëfinale, si të Superligës, Kupës ashtu edhe të Ligës Unike.
Kujtojmë, pikërisht sot, Liga Unike ka konfirmuar pjesëmarrjen e Rahovecit edhe në sezonin 2021/22 të ligës mbarëkombëtare, që do të luhet në sistemin e ligës, para se të shkohet në PlayOff.