RAHOVEC
Takianos vazhdon me Rahovecin
29 July, 2021 @10:05
Rahoveci do të vazhdojë me trajnernin nga stinori i kaluar, Fotis Takianos. Skuadra ka zyrtarizuar dje rikthimin e trajnerit grek, për të cilin ka thënë se do të nxjerrë më të mirën nga ekipi i vreshtarëve.
Rahoveci në stinorin e kaluar është mposhtur nga Golden Eagle Ylli në gjysmëfinale të PlayOffit 3-2, ndërsa nga rivali i njëjtë u eliminua edhe në Kupë të Kosovës, në gjysmfinale. Gjysmëfinalja tjetër e humbur e Rahovecit ka qenë nga Peja, në kuadër të Ligës Unike.
Takianos, që më parë pos Rahovecit ka drejtuar edhe Bashkimin, dallohet si një trajner i përkushtuar dhe punon mjaft me ekipin.
“Siç e kemi thënë edhe në përmbyllje të edicionit, se kur ia dhamë lamtumirën, ai nuk kishte pranuar. Thellë-thellë brenda vetes dinte se do të bashkoheshim sërish. Ashtu edhe ndodhi. Klubi ka kënaqësinë të njoftoj marrëveshjen me trajnerin Fotis Takianos. Në edicionin e ri ai do të bëjë më të mirën për ngjyrat bardhekaltër nga “Mizahir Isma,” ka shkruar ndër të tjera në njoftimin e klubit.