Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DA'QUAN COOK KTHEHET NË SUPERLIGË

Ish-lojtari i Prishtinës, kësaj radhe zyrtarizohet te Vëllaznimi

Da'Quan Cook, gjatë marsit të kaluar me fanellë të Prishtinës/ Foto: KBPrishtina/ fb

Ish-lojtari i Prishtinës, kësaj radhe zyrtarizohet te Vëllaznimi


10 February, 2023 @15:48

Basketbollisti që kishte ardhur në shkurt të vitit të kaluar te Prishtina, Da’Quan Cook, është bërë lojtar i ri i Vëllaznimit. Ekipi gjakovar ka zyrtarizuar lojtarin në fjalë sot dhe e ka bërë të ditur atë me një njoftim të shkurtër: Mirësevjen në familje!

Cook aktualisht është 35-vjeçar dhe është 206-centimetra i gjatë, ndërsa ka përvojë nga liga të ndryshme evropiane dhe aziatike. Para se të vinte te Prishtina, ai ka qenë pjesë e ekipit Al-Khor ku ka pasur mesatare prej 17.2 pikëve dhe 7.7 kërcimeve për ndeshje, ndërsa te bardhekaltërit kishte debutuar në përballje ndaj Trepçës me 2 pikë, 4 kërcime e 1 bllokadë në 11-minuta lojë.

Da'Quan Cook @ Vellaznimi

Da’Quan Cook luan në pozitën e alo-qendrës, ndërsa përshtatet edhe si qendër në ekipe varësisht prej kërkesës. Ai qëndroi në Kosovë me Prishtinën në stinorin e kaluar, ndërsa pos Superligës garoi më shumë në BIBL. Aty në stinorin e kaluar luajti gjashtë ndeshje nën drejtimin e trajnerit kroat të Prishtinës Ante Nazor, duke pasur 23.3 minuta për ndeshje mesatarisht me 8.7 pikë për lojë, 3.8 kërcime dhe 0.7 asistime.

Cook mund të debutojë për Vëllaznimin që në ndeshjen e radhës, të cilin ekipi gjakovar e luan ndaj Bashkimit.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga