NGJITJA NË KARRIERË

Sergio Junior në kohën kur luante me Hajvalinë
Ish lojtari i skuadrës kosovare ngjitet në Superligën e Turqisë
10 May, 2021 @14:22
Dikur luante në Superligën e Kosovës me skuadrën e Hajvalisë, por që nga stinori i ardhshëm ai do të luajë në Superligën e Turqisë përballë skuadrave të forta si Fenerbahçe, Galatasaray e Besiktas.
Është ky braziliani Sergio Junior, apo i njohur ndryshe si Serginho.
Sergio është shpallur kampion i Ligës së Parë të Turqisë me skuadrën e tij Giresunspor, duke siguruar kështu garimin në Superligë për stinorin e ardhshëm.
Braziliani për Hajvalinë kishte luajtur gjatë stinorit 2015/16, për të ndërruar më pas disa skuadra nga Shqipëria dhe Maqedonia Veriore si Skënderbeu, Laçi, Rabotnicki e Shkupi, para se të transferohej në Giresunspor në fillim të këtij stinori.
Sergio në kohën sa luante për Hajvalinë ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar në Kosovë.