HAP NË KARRIERË
Ish trajneri i Bashkimit dhe Prishtinës, drejt Polonisë
4 June, 2021 @13:11
Ish trajneri i Bashkimit dhe Prishtinës një kohë, malazezi Petar Mijovic, është emëruar sot si trajner i ri i ekipit polak Slask Wroclaw, ka bërë të ditur vetë klubi.
Mijovic, që ka pasur një stinor të suksesshëm me Buducnostin në Mal të Zi si dhe paraqitje të mirë në ABA ligë dhe liga evropiane, për herë të parë do të dalë jashtë regjionit ballkanik si trajner.
Trajneri 39 vjeçar ka drejtuar Bashkimin përgjatë sezonit 2015/16 ndërsa Prishtinën një pjesë të sezonit 2016/17.
Ai ka nënshkruar kontratë një sezonale me ekipin polak.