Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RODNEY PURVIS

Ish ylli i Trepçës, kalon te Peja

Ish ylli i Trepçës, kalon te Peja


12 August, 2022 @14:50

Basketbollisti që luajti te Trepça në edicionin e kaluar të Superligës, është bërë pjesë e Pejës për edicionin 2022/23 ka bërë të ditur KB Peja në njoftimin e botuar sot.

Rodney Purvis, që luajti 15 ndeshje në stinor të rregullt në Superligë për mitrovicasit, arriti mesataren prej 14.9 pikësh për ndeshje, 3.1 asistime dhe 2.8 kërcime.

Purvis 28-vjeçar kësaj radhe do t’i mbrojë ngjyrat e skuadrës nga Karagaçi, ndërsa me 193-centimetrat e tij do të shtojë cilësi në pozitat 1/2 për ekipin pejan.

KB Peja ditë më parë zyrtarizoi edhe dy lojtarë të huaj. Ata siguruan shërbimet e basketbollistit amerikan Taylor Adway dhe Isiah Umipig. Dardan Berisha u largua nga ekipi, ndërsa Arian Çallakaj vazhdoi e Arti Hajdari arriti te shqiponjat nga KB Prizreni.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga