PËRFAQËSUESJA
Ismajli ftohet për ndeshjen kundër Islandës
9 March, 2017 @21:04
Mbrojtësi kosovar, Ardian Ismajli, do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Albert Bunjaki, për ndeshjen kundër Islandës që do të luhet më 24 mars në Shkodër.
Lajmin e ka konfirmuar vet skuadra e Ismajlit, Hajduku i Splitit.
Ismajli edhe më parë ishte ftuar në përfaqësuese, por për shkak të lëndimit nuk kishte mundur të grumbullohet.