RAMUSH GASHI RIKTHEHET PAS 3 DEKADASH NË ISTOG

Istogu emëron trajnerin e ri për sezonin 2023/24
11 June, 2023 @11:33
Pas ndarjes së rrugëve me trajnerin e stinorit 2022/23 Fisnik Gashi, Istogu sot edhe zyrtarisht ka emëruar trajnerin e ri që do të merr drejtimin e skuadrës këtë verë, ashtu që të riorganizojë skuadrën drejt synimeve të saja.
Ish-ndihmësi i selektorit Bernard Challandes, Ramush Gashi, është emëruar trajner i ri i Istogut dhe ekipi nga qyteti nën Bjeshkët e Nemuna ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë sezonale me personin që gjatë karrierës së tij ka punuar me Monthey në Zvicër, ndërsa ka licencën PRO të UEFA-së.
Ai dikur ka qenë lojtar i Istogut dhe tash pas rreth 3 dekadash kthehet në klubin e tij, si trajner.◼️