TRIUMF I RADHËS

Foto: FBK
Istogu i afrohet kreut me fitore ndaj Dritës
2 March, 2023 @21:19
Basketbollistët e Istogut kanë arritur të shënojnë fitore ndaj Dritës, për të përmirësuar bilancin e tyre në 21-6 ndërsa tash në pozitën e tretë i janë afruar mjaft kreut të renditjes, që aktualisht po mbahet nga Vushtrria 22-6.
Istogu fitoi ndeshjen bindshëm, 95-68.
Arian Azemi me 21 pikë, 9 asistime e 8 kërcime ka qenë lojtari më i dalluar në fitore për ekipin e Istogut, ndërsa Nderim Januzaj ka dhënë 19 pikë e 8 kërcime në fitore.
Te Drita nuk ka mjaftuar loja e mirë e Nart Llapashticës që kreu ndeshjen me double-double prej 21 pikësh e 10 kërcimesh, derisa ekipi që po drejtohet nga lojtari-trajner Qëndrim Demi ka bilanc 16-11 dhe është në pozitë të pestë. Ndeshja në fjalë, i ka takuar xhiros XXIV, por është luajtur dje.