Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - KERASAN PRISHTINA

Istogu me dominim total ndaj Kerasan Prishtinës

Istogu me dominim total ndaj Kerasan Prishtinës


17 November, 2019 @23:36

Skuadra e Istogut e mposhti Kerasan Prishtinën me rezultat 84-62.

Ndeshja për Istogun kaloi më lehtë se sa që ka pritur. Djelmoshat e trajnerit Fikret Shatri ishin në epërsi në çdo çerek të ndeshjes.

Si zakonisht te Istogu edhe në këtë ndeshje më i miri ishte Diamant Shabani. Ai shkëlqeu me 26 pikë, 17 kërcime, 5 asistime e 4 topa të rrëmbyer. Lojë të mirë tregoi edhe Labinot Kelmendi me 20 pikë, 8 kërcime e 3 asistime.

Te Kerasan Prishtina më të veçuarit ishin Endrit Berisha me 21 pikë dhe Edin Peci me 17 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Istogu me një ndeshje më pak gjendet në pozitën e tretë me 3 fitore e 1 humbje, kurse Kerasan Prishtina është në pozitën e dytë me 3 fitore e 2 humbje.

Në xhiron tjetër, Istogu e pret liderin pa humbje Vëllaznimin, kurse Kerasan Prishtina pushon.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë