Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E DYTË: PLAY OFF

Istogu ngjitet në Ligën e Parë

Istogu ngjitet në Ligën e Parë


26 April, 2018 @18:18

Për shkak të fitores në ndeshjen e parë me rezultat 66-55, Istogu do të jetë skuadra që do të ngjitet direkt në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll, pavarësisht humbjes së sotme nga Don Bosko me rezultat 65-57.

Sipas rregullave, nëse të dyja skuadrat e kanë fituar nga një ndeshje, tutje kalon skuadra që fitoren e saj e ka shënuar me rezultat më të thellë dhe rrjedhimisht Istogu e siguron kalimin direkt në Ligën e Parë.

Në anën tjetër, Don Bosko do të përballet me Prishtinën e Re, vendin e parafundit të Ligës së Parë, për ta tentuar ngjitjen në këtë ligë përmes Play Out-it.


 
Të gjitha lajmet nga