GAME 5: OKC - JAZZ
Oklahoma nuk dorëzohet
26 April, 2018 @11:23
Oklahoma City Thunder duke e mposhtur Utah Jazzin me rezultat 107-99, e regjistroi fitoren e dytë në seri.
Nga disavantazhi prej 25 pikëve, OKC arriti ta mposht kundërshtarin, derisa rolin kryesor e luajti Russell Westbrook, i cili shënoi 45 pikë, 15 kërcime e 7 asistime. Ai u ndihmua edhe nga Paul George me 34 pikë e 8 kërcime.
Te Utah më i dalluari ishte Jae Crowder me 27 pikë.
Rezultati në këtë seri është 3-2 në favor të Utah Jazzit, derisa ndeshja e gjashtë e serisë do të luhet më 27 prill në palestrën e Utahs.