GAME 3: KHIMKI - CSKA MOSCOW
Shved i pamëshirshëm ndaj ish-skuadrës
25 April, 2018 @23:18
Në ndeshjen e tretë të playoffit në duelin rus Khimki e ka mposhtur CSKA-në me rezultat 79-73.
Sikurse dy ndeshjet e para edhe kjo ndeshje ishte mjaft e barabartë deri kah fundi i saj, por fituesi kësaj radhe ishte Khimki, që ishin më të mirë në çerekun e katërt.
Alexey Shved, ishte koshashënuesi më i mirë te Khimki me 27 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Anthony Gill me 22 tjera.
Te CSKA koshashënuesi më i mirë ishte Cory Higgins që shënoi 26 pikë, por nuk i mjaftoi për fitore ish-kampionëve.
CSKA vazhdon të jetë në epëri 2-1 në këtë seri, kurse ndeshja e katërt do të zhvillohet me 27 prill.