GAME 3: BASKONIA - FENERBAHÇE
Zbusin epërsinë e kampionit
24 April, 2018 @23:24
Kampioni aktual i Euroleagues, Fenerbahçe, është mposhtur në ndeshjen e tretë nga skuadra spanjolle Baskonia me rezultat 88-83.
Baskonia në çerekun e katërt ishte vendimtare, duke arritur që të shënojë 21 pikë, kurse mysafirët shënuan 17 pikë dhe kjo gjë e bëri diferencën.
Tek vendasit gjashtë lojtarë shënuan pikë dyshifrore, ku më meritori ishte Rodrigue Beaubouis që shënoi 21 pikë, kurse tek Fenerbahçe, nga katër lojtarët që shënuan pikë dyshifrore, më së shumti shënoi Jan Vesely 17 pikë.
Ndeshja e radhës e serisë, që do të luhet përsëri në Spanjë, do të zhvillohet më 26 prill në ora 21:00.