GAME 3: ZALGIRIS - OLYMPIACOS
Një fitore larg Final Fourit
24 April, 2018 @21:27
Skuadra lituaneze, Zalgiris, ka arritur të mposhtë Olympiacosin me rezultat 80-60 dhe me këtë triumf është vetëm një fitore larg kualifikimit për në Final Four.
Pjesa e parë ishte ajo që përcaktoi fituesin, pasi që në përfundim të pjesës së parë Zalgiris arriti një epërsi prej 11 pikëve, 47-36.
Te Zalgiris katër lojtarë shënuan pikë dyshifrore Brandon Davies 18, Paulius Jankunas 13, Kevin Pangos 12 dhe Axel Toupane 10 pikë.
Ndërsa tek Olympiacos, vetëm dy lojtarë shënuan pikë dyshifrore, Vassilis Spanoulis 14 pikë dhe Brian Roberts 11 pikë.
Ndeshja e katërt e serisë përsëri do të luhet në Lituani më 26 prill.