U18 EUROPEAN CHAMPIONSHIP
Publikohet buletini i Evropianit të Prishtinës
Teksti: FBK
23 April, 2018 @16:31
Pas lansimit të logos zyrtare të Kampionatit Evropian U18, Divizioni C, që do të mbahet në Prishtinë prej 22 deri më 29 korrik 2018, është publikuar buletini i parë i kësaj gare.
Buletini është përgatitur nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në bashkëpunim me FIBA-në dhe i njëjti u është dërguar ekipeve pjesëmarrëse të Kampionatit Evropian.
Në Buletinin e Parë janë të gjitha informacionet e nevojshme rreth organizimit të Kampionatit, duke filluar nga informatat për qytetin e Prishtinës, pastaj palestrat ku do të zhvillohen ndeshjet dhe stërvitjet, vendet ku do të bëhet akomodimi i ekipeve dhe zyrtarëve të FIBA-së, transporti, ushqimi dhe informacione të tjera të nevojshme për Buletinin e Parë.
Në Kampionatin Evropian U18, Divizioni C, në Prishtinë marrin pjesë Kosova, Qipro, San Marino, Gjibraltari, Moldavia, Armenia, Irlanda, Malta dhe Monako.
Kosova është në Grupin B së bashku me San Marinon, Qipron dhe Gjibraltarin, derisa ndeshjen e parë do ta luaj kundër San Marinos më 22 korrik me fillim nga ora 19:30.
Në Grupin A bëjnë pjesë Moldavia, Armenia, Irlanda, Malta dhe Monako.
Për ta shikuar buletinin e plotë klikoni KËTU.