GAME 4: BUCKS - CELTICS
Antetokounmpo sjell fitoren në sekondat e fundit
23 April, 2018 @9:51
Milwaukee Bucks, duke e mposhtur Boston Celticsin me rezultat të ngushtë 104-102, e barazoi serinë në ndeshjen e katërt në 2-2.
Fundi i kësaj ndeshjes ishte fenomenal, ku epërsia shkonte herë te Bostoni herë te Milwaukee. Pesë sekonda para përfundimit, ylli grek Giannis Antetokounmpo, shënoi për epërsinë e fundit të skuadrës së tij. Edhepse në fund për Bostonin e kishte rastin Marcus Morris, ky i fundit nuk arriti të shënojë dhe kështu u barazua seria në 2-2.
Antetokounmpo, ishte më i miri te Bucks me 27 pikë, 7 kërcime e 5 asistime, ndërsa te Bostoni u dallua Jaylen Brown me 34 pikë e 8 kërcime.
Rezultati në seri u barazua në 2-2, derisa ndeshja e pestë do të luhet në palestrën e Bostonit më 25 prill në ora 1:00.