FORMACIONET STARTUESE
5-shet: Kerasan-Peja
22 April, 2018 @19:00
Trajneri i Kerasan Prishtinës, Dritëro Sefaja dhe ai i Pejës, Petrit Zeqiri, do të hynë në ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt të Superligës me këto pesëshe.
KERASAN PRISHTINA: K. Muçolli, I. Hasani, R. Ahmeti, D. Haxhosaj dhe K. Ujkani.
PEJA: B. Kadusha, Rr. Grapci, B. Kovaçi, R. Ukaj dhe V. Grapci.
Ndeshja nis pas pak, ndërsa Kerasani tashmë ka siguruar rënien nga elita, e Peja e ka ndeshjen jetike, nëse fiton, mbetet në elitë të basketbollit tonë edhe për një stinor, pa pasur nevojë të kërkojë shpëtim nga ndeshjet e Play-Outit.