GAME 3: JAZZ-OKC
Utah bën “JAZZ” me Oklahomën
22 April, 2018 @10:34
Skuadra e Utah Jazzit, e mposhti Oklahoma City Thunderin, në ndeshjen e tretë të serisë me rezultat 115-102.
Utah gjatë ndeshjes e ngriti epërsinë deri në 20 pikë, dhe duke e mposhtur kundërshtarin e fitoi avantazhin në seri.
Më i disponuari për ndeshje ishte Ricky Rubio, i cili luajti me shifrat magjike triple-double (26 pikë, 11 kërcime e 10 asistime), derisa të gjithë bashklojtarët që ishin në pesëshen e parë, shënuan pikë dyshifrore.
Te Oklahoma, u dallua Paul George me 23 pikë, derisa Russell Westbrook për një kërcim mbeti pa triple-double.
Utah Jazz kaloi 2-1 në epërsi në seri, derisa ndeshja e radhës do të luhet përsëri te palestra e Utah Jazzit më 24 prill.