NGA INFORMATORI NR. 28
Ylli grumbulloi më së shumti shikues
24 April, 2018 @10:02
Raporti i fundit i pjesës së rregullt të stinorit të Superligës, i xhiros XXVIII, ka nxjerrë palestrën 13 qershori dhe ndeshjen Ylli-Borea me më së shumti shikues nga të gjitha ndeshjet e xhiros.
Ndeshja Ylli - Borea u ndjek nga 400 shikues njofton Informatori Nr. 28 i Superligës, ndërsa pas saj u rendit dueli mes Trepçës e Bashkimit me 300 sosh.
200 të tjerë ishin mbledhë në ndeshjen Prishtina - Rahoveci, kurse vetëm 100 në takimin Kerasan - Peja.
Në total, numri i shikuesve në xhiron e fundit të stinorit të rregullt të Superligës ka shkuar në 1 mijë.