GJOBAT NGA KOMISIONI
950€ gjoba nga xhiroja e fundit
24 April, 2018 @10:07
Xhiroja e fundit e stinorit të rregullt, përkundër se vetëm një ndeshje kishte që vendoste për skuadrat, nuk ka kaluar pa dënime nga FBK, për shkak të gabimeve teknike, gabimeve teknike të bankës e sjelljeve josportive të lojtarëve.
Kështu, Fisnik Rugova i Sigal Prishtinës (gabim diskualifikues) dhe trajneri i Pejës, Petrit Zeqiri (teknike bankës) kanë marrë dënimin më të madh, prej 300 eurove, secili.
Ndërsa me 200 euro është gjobitur Blendi Matoshi (2 teknike) i Boreas.
Në dënimet tjera, janë gjobitur me nga 50 euro: Filip Bundovic (Sigal Prishtina), trajneri Ilir Selmani dhe trajneri Dragan Radovic.