Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - NEW BASKET

Istogu shpërthen te New Basketi, i kthehet fitoreve

FOTO / KB Istogu

Istogu shpërthen te New Basketi, i kthehet fitoreve


19 November, 2020 @21:00

Pas humbjes ndaj AS Prishtinës, Istogu ka shpërthyer kundër New Basketit, duke e mposhtur kundërshtarin me 39 pikë epërsi, 102-63.

New Basketi gjatë ndeshjes vetëm kishte epërsinë prej 2 pikëve në çerekun e parë, e më pas ndeshjen e kontrolluan djelmoshat e trajnerit Fikret Shatri.

Si zakonisht në skenë te Istogu ishte kapiteni Diamant Shabani. Ai shkëlqeu me 38 pikë, 20 kërcime, 7 asistime, 3 topa të rrëmbyer dhe me 3 bllokada, kurse u ndihmua edhe nga Ardit Pepaj me 19 pikë të tjera.

Te skuadra prizrenase New Basket u veçuan Bardh Rexha me 19 pikë e 9 kërcime dhe Josua Juddin me 17 pikë e 10 kërcime.

TABELA AKTUALE

Istogu me këtë fitore ngritet në pozitën e pestë me 2 fitore e 1 humbje me një ndeshje më pak, derisa New Basketi gjendet në pozitën e tetë me 1 fitore e 3 humbje.

Në xhiron tjetër Istogu takohet me Lipjanin, kurse New Basketi me Vushtrrinë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë