Të gjitha lajmet

GAME 1: LAKERS - MIAMI

James e Davis në skenë, Lakers fillon finalen me fitore

James e Davis në skenë, Lakers fillon finalen me fitore

1 October, 2020 @11:29

Seria finale e NBA-së, filloi me fitoren e Los Angeles Lakersit kundër Miami Heatit.

Lakers e mposhti kundërshtarin me rezultat 116-98 dhe kaloi 1-0 në epërsi në seri.

Performanca fenomenale e dyshes Anthony Davis e LeBron James, ia lehtësoi punën Lakersave. Davis ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 34 pikë, kurse LeBron Jamesi ishte shumë afër shifrave triple-double. Ai luajti me 25 pikë, 13 kërcime e 9 asistime.

Në anën tjetër më i miri te Miami ishte Jimmy Butler me 23 pikë e 5 kërcime, derisa në humbjen e Heatit ndikoi edhe performanca e dobët prej 8 pikëve e Bam Adebayos.

Ndeshja e dytë e serisë do të luhet më 3 tetor në ora 03:00.

GAME 6: HEAT - CELTICS

Finalisti i dytë, Miami Heat

28 September, 2020 @9:03

Skuadra e Miami Heatit, duke e mposhtur Boston Celtics në ndeshjen e gjashtë të serisë me rezultat 125-113, është kualifikuar…

GAME 5: LAKERS - NUGGETS

Pas 10 vitesh Lakers në finale, LeBron në histori

FOTO / Lakers

27 September, 2020 @8:10

Los Angeles Lakers, duke e mposhtur Denver Nuggetsin edhe në ndeshjen e pestë të serisë, u kualifikua në finalen e…

CELTICS - HEAT

41 pikë në çerekun III për vazhdim të serisë

26 September, 2020 @8:38

Skuadra e Boston Celtics nuk u dorëzua. Celtics duke e mposhtur Miami Heatin në ndeshjen e pestë të serisë me…

GAME 4: NUGGETS - LAKERS

Lakers pranë finales së madhe

25 September, 2020 @9:10

Los Angeles Lakers me fitoren ndaj Denverit me rezultat 108-114, i është afruar finales së madhe në NBA. Lojtarët e…

GAME 4: HEAT - CELTICS

Tyler “Herro” i ndeshjes, Miami afër finales

24 September, 2020 @8:43

Skuadra e Miami Heat, duke e mposhtur Bostonin edhe në ndeshjen e katërt të serisë me rezultat 112-109, është 1…

Të gjitha lajmet nga NBA