Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAVS - LAKERS

James me 46 pikë kundër ish-skuadrës

James me 46 pikë kundër ish-skuadrës


26 January, 2021 @8:23

Los Angeles Lakers e mposhti Cleveland Cavaliersin me rezultat 108-115.

LeBron James nuk kishte mëshirë aspak ndaj ish-skuadrës së tij. James shkëlqeu me 46 pikë, 8 kërcime, 6 asistime, 2 topa të rrëmbyer dhe 2 bllokada, derisa u ndihmua edhe nga Anthony Davis me 17 pikë e 10 kërcime.

Te Cavs u dallua Andre Drummond 25 pikë e 17 kërcime.

Kjo ishte fitorja e 10 e Lakersave si mysafir dhe nuk kanë asnjë humbje, derisa në total i kanë nga 14 fitore e 4 humbje dhe gjenden në krye të Konferencës Perëndimore.

Në anën tjetër Cavs me 8 fitore e 9 humbje gjendet në pozitën e shtatë në Konferencën Lindore.


 
Të gjitha lajmet nga NBA