EDHE NJË STINOR ME BARDHEKALTËRIT

Jan Palokaj mbetet te Prishtina
1 August, 2022 @17:50
Njëri ndër basketbollistët e rinj, që sipas ekipit të Prishtinës është premtues për të ardhmen, Jan Palokaj, ka vazhduar kontratën me bardhekaltërit edhe për një stinor.
Ish-lojtari i Zarës, 21-vjeçari Palokaj, në Superligë të Kosovës luan si lojtar vendor dhe bardhekaltërit llogarisin shumë te ai.
Basketbollisti 198-centimetra i gjatë ka luajtur mesatarisht me 10 pikë, 4 asistime e 4 kërcime në sezonin e kaluar për Prishtinën.
Përndryshe Prishtina këtë stinor pos garave vendore do të rikthehet në FIBA Europe Cup.
Ndërsa për gara tjera si Liga Unike e BIBL, ende nuk është dhënë njoftim zyrtar se a do të marrin pjesë apo jo.