SERIE A

Foto: BR Sports
Juve mposhtë Cagliarin, hat-trick nga Ronaldo
14 March, 2021 @19:44
Juventus ka shënuar fitore në udhëtim, duke mposhtur Cagliarin me rezultat 1-3, dhe kështu mbetet në ndjekje të liderit, Inter.
Në këtë ndeshje padyshim se tërë vëmendjen e mori Cristiano Ronaldo, i cili shënoi tre gola në pjesën e parë, e që ishte hat-tricku i tij i 57 në karrierë. Në pjesën e dytë Juve e menaxhoi mirë ndeshjen, me Cagliarin që nuk arriti të bëjë më tepër se një gol nga djali i Diego Simeones, sulmuesi, Giovanni Simeone, i cili shënoi për 1-3, që doli të jetë rezultati final.
Juventus momentalisht është në pozitën e tretë me një pikë më pak se Milan, ndërsa dhjetë pikë më pak se Inter, të cilët kanë një ndeshje më tepër të luajtur.