SERIE A

Foto: Euro Sport Official.
Juventus bën gati 400 milionë euro për merkato
20 June, 2021 @20:50
Menaxhmenti i Juventus, përfshirë pronarët kanë nisur të bëjnë investime me shifra marramendëse brenda klubit.
Bëhet fjalë për një shifër e cila e arrinë një shumë prej 350-400 milionë euro, njofton gazeta italiane “Tutto Sport”.
Por, duke pasur parasysh se drejtuesit e Juventus kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin të interesuar për dy sulmuesit e rinjë, si Mbappe dhe Haaland, Andrea Agnelli do të provoj të shfrytëzoj këto milionë për të blerë dhe bërë kontratën me njërin nga këto dy lojtarët.
Sipas gazetarit italian, Di Marzio, Juventusi që prej sezonit të kaluar është i interesuar për të transferuar në Torino Haaland.