SONTE
Kalaja-Borea, vendimtare për Superligë
2 May, 2018 @10:52
Kanë mbetur edhe rreth dhjetë orë për t’u përcaktuar ekipi i fundit që do të garojë në Superligë stinorin e ardhshëm, 2018/19.
Pas 6 ekipeve të para të stinorit të rregullt në Superligë dhe triumfit të Lipjanit në Ligë të Parë, tashmë ka mbetur të përcaktohet edhe ekipi që vjen nga lufta Play-Out, ku sonte në Sezai Surroi takohen Kalaja e Prizrenit dhe Borea e Pejës.
Prizrenasit fituan ndeshjen e parë në Pejë, me 9 pikë dallim dhe e tëra që duhet të bëjnë sonte është të mbrojnë këtë avantazh për të kërkuar Superligën, për herë të parë në histori të klubit.
Në anën tjetër, Borea duhet të fitojë me 10 ose më shumë diferencë për të siguruar edhe një stinor Superligën, pas atij debutues 2017/18.
Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat Borea 84-93 Kalaja.
Ndeshja nis në ora 19:15 sonte, më 2 maj, ndërsa klubi i Kalasë ka bërë të ditur se hyrja është falas për publikun.