REPREZENTUESI I KOSOVËS
Andi Vrapçani në Texas Lutheran
1 May, 2018 @15:21
Reprezentuesi U18 i Kosovës, Andi Vrapçani, është anëtar i ri i ekipit amerikan, Texas Lutheran, ka bërë të ditur vetë klubi i tij i ri.
Vrapçani, që ka qenë lojtar standard i përfaqësueses së të rinjve të Kosovës, tashmë do të ketë mundësinë të zhvillohet edhe më tepër si lojtar, pas qëndrimit në ekipin universitar amerikan, që i ka ofruar lojtarit bursë të plotë për studime.