Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 2: YLLI - PRISHTINA

Kampioni afër finales, Prishtina pranë eliminimit

Kampioni afër finales, Prishtina pranë eliminimit


11 May, 2022 @22:35

Kampioni aktual i Superligës, Ylli, e mposhti Prishtinën edhe në ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale të Play Offit.

Ylli ka triumfuar me rezultat 79-70 ndaj Prishtinës.

Në çerekun e parë të dyja skuadrat shënuan mbi 20 pikë, (27-21), kurse Ylli në çerekun e dytë e bëri dallimin me mbrojtje të fortë, duke pësuar vetëm 6 pikë (41-27).

Ylli në çerekun e tretë e ruajit epërsinë (58-45), derisa në çereku i fundit edhepse i takoi Prishtinës (21-25), djelmoshat e trajnerit Adis Beciragic nuk e lëshuan ndeshjen dhe arritën fitoren e radhës.

Henrik Sirko shkëlqeu me 31 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Dejuan Graf me 17 pikë e 9 asistime. Këta dy lojtarë ishin të vetmit me pikë dyshifrore.

Prishtina në këtë ndeshje luajti me 4 mungesa si: Wendell Mitchell, Kenny Brown, Devin Thomas e Dren Dedushaj, derisa më të dalluarit ishin Henry Dugat me 25 pikë, 10 kërcime e 8 asistime, Jan Palokaj me 17 pikë, Jetmir Zeqiri me 11 pikë dhe Muhamedali Janjeva me 10 pikë.

SKEMA E PLAY OFFIT

Rezultati në seri është 2-0 për Yllin, dhe i nevojitet vetëm një fitore për t’u kualifikuar në finale, kurse Prishtinës i nevojiten tani 3 fitore për t’u kualifikuar në finale.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga