Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROCKETS - LAKERS

Kampioni pa humbje si mysafir

Kampioni pa humbje si mysafir


13 January, 2021 @10:09

Kampioni aktual i NBA-së, Los Angeles Lakers, e mposhti Houston Rocketsin me rezultat 100-117.

Lakers aktualisht është skuadra e vetme pa humbje si mysafir në NBA. Ata i fituan gjashtë ndeshje deri më tani si mysafirë.

LeBron James shkëlqeu me 26 pikë, 8 kërcime e 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Anthony Davis me 19 pikë e 10 kërcime.

Te Houston Christian Wood ishte koshashënuesi më i mirë me 18 pikë, kurse u dallua edhe James Harden me 16 pikë, 7 kërcime e 6 asistime.

Lakers gjendet në krye të Konferencës Perëndimore me 9 fitore e 3 humbje, derisa Houston me 3 fitore e 6 humbje aktualisht gjendet në pozitën e parafundit.


 
Të gjitha lajmet nga NBA