Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AHMET KANDEMIR PAS NDESHJES FLET PËR REFERËT

Kandemir: Nëse referët dëshirojnë të vendosin ndeshjet, le t’i vendosin

Kandemir: Nëse referët dëshirojnë të vendosin ndeshjet, le t’i vendosin


23 April, 2023 @22:43

Trajneri i Prishtinës Ahmet Kandemir pas humbjes ndaj Trepçës ka thënë se ekipi i tij ka luajtur më mirë sesa në ndeshjen e parë si mysafir në PlayOff në Minatori, ndërsa ka pasur më shumë fjalë për referim dhe delegim të referëve sesa për lojën në përgjithësi në deklaratën e tij pas ndeshjes.

“Seria po tregon se është e fortë, ndeshjet janë me të vërtetë të forta, secili po fiton në vend të vetë. E tash ka mbetur edhe një ndeshje dhe aty do të vendoset gjithçka, e kjo luhet në Prishtinë. E vetëm një ekip shkon në finale,” ka thënë Kandemir fillimisht për të vazhduar më tej.

“Por, ajo që dua të kuptoj është se gjatë stinorit të rregullt derisa palestra zbrazej pas sharjeve në kor, kjo në PlayOff nuk po ndodhë, pse? Dhe e dyta, para nisjes së PlayOffit na u tha se do të sjellim referë të thuaj dhe ne thamë në rregull. Por, vetëm ndeshjet tona s’po referohen nga referët e huaj dhe Federata për këtë nuk jep shpjegim… Nëse referët dëshirojnë t’i vendosin ndeshjet, le t’i vendosin, ne aty s’kemi çka të bëjmë... Dhe nëse duhet vazhduar me referë vendorë, le të na tregojnë...,” ka thënë ndër të tjera Ahmet Kandemir pas ndeshjes.

Fitorja e Trepçës ka bërë që rezultati i serisë gjysmëfinale të jetë 2-2, ndërsa vendimtarja që çon njërin ekip në finale luhet pas tri ditësh në kryeqytet.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga