BRIGHTON 0-2 TOTTENHAM

Kane e Romero, për të mbajtur presionin
16 March, 2022 @22:40
Tottenham Hotspur ka shënuar sonte fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit në Premier Ligë, ndërsa me fitore ndaj Brightonit problematik, ekipi i Antonio Contes ka mbajtur gjallë presionion ndaj TOP 4-shes në renditje.
Cristian Romero (37’) në pjesë të parë dhe Harry Kane (57’) në pjesë të dytë kanë qenë golashënuesit e Spurs në fitoren e shënuar 0-2, para duelit të rëndësishëm ndaj West Ham United në xhiron që vjen.