KAPITENI FLET PAS NDESHJES
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Kapiteni Rrahmani thekson episodet që vendosën
9 October, 2021 @21:06
Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, pas humbjes nga Suedia ka thëën se dy episode kanë vendosur ndeshjen, ku Kosova u mposht nga Suedia në Friends Arena të Solnas së Stockholmit.
“Kanë qenë dy episode që vendosën ndeshjen e sotme. Penalltia e pafat dhe goli i dytë, i mrekullueshëm që vendosën ndeshjen. Kemi humbur topa në mesfushë dhe kemi pranuar kundërsulme të shumta, kemi çaluar gjithashtu edhe në topin e dytë dhe besoj se këto kanë qenë vendimtare për rezultatin,” ka thënë Rrahmani pas ndeshjes.
Kosova pas humbjes 3-0 nga Suedia sonte, të martën në Prishtinë pret Gjeorgjinë, që sot u mposht nga Greqia 0-2.