PEJË
BOROZANI/Edrin Shkuliqi/Arkiv
Karagaçi i pamposhtur, kërkon fitore
20 January, 2015 @10:57
Peja do të kërkojë fitore në Karagaç sot, për t’ia kthyer borxhin Rilski Sportistit bullgar për humbjen e shkaktuar atje.
Ekipi verdhezi, që ka bilanc të qindpërqindtë të fitoreve në Karagaç do të ketë përkrahjen e madhe të tifozëve në palestër për të arritur fitoren e katërt me radhë në Pejë.
Rilski në anën tjetër, nuk ka arritur asnjë fitore jashtë terrenit të tij dhe ka bilanc aktual prej 3 fitoreve dhe 3 humbjeve në BIBL.
Ndeshja do të referohet nga treshja: Ognjen Jokic, Georgios Poursanidis dhe Ivan Milicevic, derisa nis sonte prej orës 19:30.
Fitorja do t’ia siguronte Pejës një vend lartë në tabelë dhe nëse Kumanova nuk do t’i shënojë dy fitore në ndeshet e mbetura, atëherë Peja do të mund të përfundonte edhe si lidere e grupit.
Tabela aktuale e Balkan League