NEW YORK

nba.com
Knicks gjen fitoren pas 1 muaji
20 January, 2015 @9:51
Që nga 12 dhjetori i 2014shit, skuadra e New York Knicksit, pësonte pa u ndalë.
Djelmoshat e trajnerit Derek Fisher, e kishin kapur një seri prej 16 humbjeve, të cilët e përfunduan dje ndaj New Orleans Pelicans, duke i mposhtur me rezultat 99-92.
Carmelo Anthony, ishte koshashënuesi më i mirë tek vendasit, me 24 pikë të shënuara, i cili u ndihmua edhe nga Langston Galloway me 21 sosh.
Ylli i New Yorkut, Anthony, pas ndeshjes e kritikoi gjenden e skuadrës:
“Është e vështirë... Është një situatë e vështirë, ne jemi njerëz, prandaj ne po e ndjejmë këtë. Definitivisht është emocionale, kur ju jeni duke i humbur ndeshjet në këtë mënyrë, por besoj që ne jemi duke u këndellur”.
Knicks regjistroi fitoren e gjashtë këtë stinor, pas 16 humbjeve, derisa i kanë 36 humbje në total dhe gjenden në fund të tabelës, në Konferencën Lindore.