GJAKOVË
BOROZANI
Vëllaznimit i dështon Dixoni
18 January, 2015 @19:00
Megjithëse është paralajmëruar si përforcim i Vëllaznimit dhe është paraqitur kërkersa në Federatë për transferimin e tij gjatë mini afatit kalimtar të janarit, playmakeri amerikan, Spencer Dixon, nuk do të luajë për skuadrën gjakovare.
Transferi i tij ka dështuar pasi basketbollisti në fjalë ka arritur marrëveshje me skuadrën malaziase nga Rozhaja, Ibar, bëjnë të ditura mediat nga Mali i Zi.
Dixon gjatë pjesës vjeshtore të këtij stinori ka luajtur për skuadrën e Bashkimit, ku në 13 ndeshje ka regjistruar mesatare prej 14.4 pikëve, 5.4 asistimeve dhe 3.4 kërcimeve.
Vëllaznimi përveç Dixonit, në Federatë kishte për kërkesë për regjistrim edhe nigerianin Sani Ibrahim Abu, si dhe basketbollistët vendorë, Ujkan Karanezi, Blendi Matoshi dhe Sami Hajzeri.